Nuk është sekret tashmë që çdo panair dasmash është gjithmonë një festë! Kjo është një festë e madhështisë, mundësive të reja pasqyruar me vepra konkrete, e emrave të rinj dhe perspektivave të së ardhmes. Nisur nga ky format mund të themi se panairi ne Milano është një nga më të shumëpriturit. Blerës nga e gjithë bota vijnë në Milano këto ditë për të parë koleksionet më të fundit dhe tendencat më bashkëkohore në modën e dasmave.

Çdo vit, fansat e dizenjuesit italian Elisabetta Polignano vijnë në Si Sposaitalia në Milano për të parë dhe admiruar me sytë e tyre kreativitetin dhe pafundësinë e këtij dizenjuesi. Ky vit gjithashtu nuk ishte përjashtim. Ndryshe nga koleksionet e mëparshme të cilat mund t’i konsiderojmë si më të gjalla, këtë vit dizenjuesi në fjalë ofron kryesisht nuanca të së bardhës, ngjyrën e kremit dhe të arit. Fjongot, frudat, brezat, mëngët e fryra, ishin të pranishme në interpretime të ndryshme, si elemente të dekorit; të lehta, të fryra, me materiale pothuajse pa peshë, të përdorura si bazë. Stilin e dizenjuesit mund ta karakterizojmë si një butësi elegante, për nuset me shije të holla dhe femërore.

  
Video on the YouTube Chanel – WED PLANET – Elisabetta Polignano-Sisposaitalia-Fashion Show >>

Dizenjuesi Lusan Mandngus prezantoj në podiumin e Milanos veshjet klasike të stilit drejt në një shumëllojshmëri të interpretimeve të pëlhurave të lehta. Koleksioni i tij është paraqitur në një stil të mrekullueshëm romantik.

  
Video on the YouTube Chanel – WED PLANET – Lusan Mandongus-Sisposaitalia-Fashion Show >>

Si pjesë e shfaqjes së mbrëmjes “White Carpet”, disa dizenjuese u prezantuan në bashkëpunim të ndryshme.  Në këtë mënyrë, dizenjuesi Robert Cavalli prezantoi një koleksion të rrobave për meshkuj TRIPLE RRR. Ky koleksion del jashtë ramkave të standartes, ai është krijuar me një këndvështrim kreativ për mashkullin modern.

  
Video on the YouTube Chanel – WED PLANET – White Carpet-Sisposaitalia-Fashion Show >>

Dizenjuesja Elisabetta Polignano brenda kornizës së White Carpet prezantoi koleksionin kapsulë «Denim Couture Eco» të  Italdenim. Idetë e reja për veshjet e dasmave, pëlhurat e pazakonshme dhe detajet ekspresive kombinohen në çdo fustan në mënyrë të përkryer dhe shumë dinamike.

  
Video on the YouTube Chanel – WED PLANET – White Carpet-Sisposaitalia-Fashion Show >>

Musani Couture me një projekt të veçantë me Giancarlo Pollastri ofron imazhe dhe elemente të ndritshme në sezonin e ri, një shumëllojshmëri të pëlhurave, shumë draperije në funde, mëngë voluminoze dhe natyrisht ngjyra të ndritshme dhe të ngopura.

  
Video on the YouTube Chanel – WED PLANET – White Carpet-Sisposaitalia-Fashion Show >>

Maria Pia Creazioni me dizenjuesin e ri Davide Grillo në podiumin e Milanos shfaqi një koleksion me ngjyrë qielli-blu, të butë, femëror dhe mjaft romantik që kombinonin në vetëvete edhe nuanca të errëta, të rafinuara e joshëse, dhe në njëfarë kuptimi mjaft të guximshme, por sidoqoftë të bukura.

  
Video on the YouTube Chanel – WED PLANET – White Carpet-Sisposaitalia-Fashion Show >>

Bellantuono Bridal Group sëbashku me dizenjuesin Efisio Marras prezantuan një thjeshtësi të mrekullueshme në koleksionin e tyre, ku dominonin hijeshia dhe eleganca – pëlhurat e shtrira, të lehta, veshjet e rafinuara ishin kombinuar bukur me fundet delikate.

  
Video on the YouTube Chanel – WED PLANET – White Carpet-Sisposaitalia-Fashion Show >>

Dita tjetër e shfaqjeve u shënua nga triumfi i modës italiane të dasmave. Një galaktikë e tërë dizenjuesish prezantuan koleksionet e tyre të reja të dasmave për vitin 2020. Secili prej stilistëve arriti të prezantonte në një mënyrë të mrekullueshme stilin individual unik në fustanet e dasmave.
Dizenjuesi Enzo Miccio arrin të përcjellë fisnikëri dhe elegancë në çdo detaj. Koleksioni absolutisht i ri i modës përfshin si shpinën e hapur, ashtu edhe të prerat në formë V-je, si krahët fluturuese ashtu edhe fjongot e formave dhe madhësive të ndryshme.

  
Video on the YouTube Chanel – WED PLANET – Enzo Miccio-Sisposaitalia-Fashion Show >>

Koleksioni i ri nga Blumarine Sposa karakterizohet nga butësia, ajrosja, fundet e rafinuara, si dhe silueta e mirëtheksuar e trupit femëror. Koleksioni në tërësi dallon nga një shumëllojshmëri e përmasave të gjera e formave dhe stileve të ndryshme, nga romanca e lehtë e deri te hijeshia strikte.

  

Dizenjuesi Emiliano Bengasi Couture i impresionoi të gjithë të pranishmit me bukurinë dhe ngjyrat e ndritshme. Një temë me lule shoqëroi të gjithë shfaqjen, ndërkohë që detajet e rafinuara plotësuan çdo imazh. Roza, e kuqja, ngjyra e artë, e bardha – të gjitha këto ngjyra ishin gërshetuar dhe krijonin idenë sikur të ishe në një kopësht me lule. Muzika italiane e shoqëroi gjatë gjithë kohës në mënyrë të mrekullueshme këtë “panoramë” të përgjithshme, ndërkohë që hiri i secilit fustan pasqyroi luks dhe finesë.

  
Video on the YouTube Chanel – WED PLANET – Emiliano Bengasi-Sisposaitalia-Fashion Show >>

Dizenjuesja italiane Giada Curti arriti të prezantonte një stil krejtësisht të ndryshëm dhe më modern të nuses, duke risjellë kështu edhe njëherë stilin e viteve 70 të shekullit të njëzetë. Kapelet, aksesorët e mëdhenj të cilët plotësoni imazhin duke rihyrë në modë, fundet e gjata dhe të drejta plotësoheshin nga ngjyrat e theksuara e të ndritshme si variante për mbrëmje.

  
Video on the YouTube Chanel – WED PLANET – Giada Curti-Sisposaitalia-Fashion Show >>

Në ditën e tretë të prezantimeve, në podiumin e dasmave në Milano, u ngjitën si dizenjues italianë ashtu edhe ndërkombëtarë. Rradhën e shfaqjeve në këtë ditë e hapi një brend nga Bullgaria – Julia Kontogruni. Në të binte në sy luksi dhe madhështia, bishta të punuar me dorë që arrinin një gjatësi deri në 5 metra, me silueta elegante, buste të qëndisura dhe hire të theksuara më së miri. Çdo fustan ishte rezultat i një pune të sofistikuar me orë të tëra, i një pune fisnike ku mbizotëronte hijeshia dhe madhështia mbretërore në çdo imazh të prezantuar.

  
Video on the YouTube Chanel – WED PLANET – Julia Kontogruni-Sisposaitalia-Fashion Show >>

Brendi Amelia Casablanca arriti të demonstronte modele jo më pak të hijshme dhe elegante të veshjeve të dasmave, të cilat ishin në kombinim të këndshëm me temën e luleve. Secili prej imazheve të prezantuar kombinonte në mënyrë perfekte me aksesorët e shtuar, ndërkohë që fundet e fryra krijonin efektin e «Hirushes» në ballon e luleve.

  
Video on the YouTube Chanel – WED PLANET – Amelia Casablanca-Sisposaitalia-Fashion Show >>

Kostumet e markës Petrelli Uomo – janë gjithmonë një triumf i shijes dhe stilit për meshkuj. Pëlhurat e një cilësie të lartë, detajet e përzgjedhura me kujdes, dekorimet e rafinuara dhe një përshtatja e shkëlqyer e tyre e bëjnë këtë brend një nga markat udhëheqëse në tregun ndërkombëtar për kostumet e mbrëmjeve për meshkuj.

  
Video on the YouTube Chanel – WED PLANET – Petrelli Uomo-Sisposaitalia-Fashion Show >>

Brendi i fundit i prezantuar në Milano Bridal Week ishte prodhuesi bjellorus Papilio. Koleksioni i ri i fustaneve të dasmave u prezantua në stilin klasik të këtij brendi – boho. Një punë që dallon nga të tjerat, aftësia e padiskutueshme e dizenjuesit, pëlhurat e mrekullueshme, dekorimet e sofistikuara nuk mund të mos admiroheshin nga dashamirësit e këtij stili.

  
Video on the YouTube Chanel – WED PLANET – Papilio-Sisposaitalia-Fashion Show >>